PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, QARKU KUKËS

More Detail

Plani i veprimit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës është hartuar nga Njësia për të Drejtat e Fëmijës
(NJDF) pranë qarkut Kukës në partneritet dhe bashkëpunim me shoqatën ALB-AID dhe me mbështetjen e UNICEF.

Qarku i Kukësit është një ndër qarqet e para që ka pilotuar një sërë projektesh që në fokusin e tyre kanë pasur përmirësimin e respektimit të drejtave të fëmijëve. Kështu që nga viti 2006 e në vazhdim ka pasur një dokument shumë të rëndësishëm me ndikim në politikat për fëmijët dhe zbatimin e të drejtave të tyre siç është:

Strategjia dhe Plani rajonal i veprimit për fëmijët. Kjo strategji ishte ndër dokumentet e para të hartuara direkt pas publikimit të Strategjisë Kombëtare për Fëmijët dhe Planit Kombëtar të Veprimit.

RAPORT VLERËSIMI I STRATEGJISË RAJONALE PËR FËMIJËT QARKU KUKËS

More Detail

“Strategjia dhe Plani Rajonal i Veprimit për Fëmijët” për qarkun e Kukësit është dokumenti i parë lokal i përgatitur në vitin 2006 posaçërisht për fëmijët. Ky dokument ka pasur efektet e veta pozitive në drejtim të sensibilizimit të institucioneve lokale për të drejtat e fëmijëve në përputhje me Konventën për të drejtat e fëmijëve dhe kërkesat e strategjive të ndryshme Kombëtare e obligimeve që rrjedhin prej tyre.

Si dokument i parë lokal për fëmijët, ai ka hedhur hap të madh në drejtim të ndërgjegjësimit të institucioneve lokale për përfshirjen e fëmijëve në planet dhe programet lokale.

STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE MUNICIONET

More Detail

“Plani juaj për mbledhjen e fondeve mund të ketë një Strategji te madhe, por në qoftë se ajo nuk ka një plan veprimi që ndan afatet dhe përgjegjësitë, kjo është vetëm një ëndërr në diell.” - Gail Perry.

Strategji për ngritjen e fondeve është plani që përcakton nevojën e financimit për një projekt apo aktivitet të caktuar me veprime të identifikuara, afatet kohore dhe kosto te mundshme financiare për të përmbushur këtë nevojë.

Strategji për mbledhjen e fondeve shërben për planifikimin më të mirë të kohës, mjeteve dhe burimeve
te mundshme të shoqatës dhe Rrjetit të Mbijetuarve për gjeten e burimeve financiare per projekte konkrete në fushën e Asistencës për Viktimat e Minave të cilat kanë të bejnë me përmirësimin e shërbimeve për ta e në rritjen e cilësisië së jetës së tyre

UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE

More Detail

Hartuar në mbështetje të Programit të MASH-it ‘Braktisja zero’ 2009-2013 dhe në kuadrin e Programit të
Arsimit Bazë të UNICEF-it 2011-2016

Ky udhëzues është përgatitur në kuadrin e Programit të Arsimit Bazë të UNICEF-it (Fondi i Kombeve të
Bashkuara për Fëmijët)2011-2016. Projekti ka pasur në fokus çështje të reformimit të Qeverive të Nxënësve dhe titullohet: “Aktivizohuni nëse doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numërohet”. Ai është zbatuar në shkollat e arsimit bazë të qarkut të Kukësit, Durrësit, Beratit, Gjirokastrës dhe Korçës nga Shoqata “Alb-Aid” gjatë periudhës 2011-2012

RRETH KRIZËS SË MINAVE NË QARKUN E KUKËSI (HISTORI TË VËRTETA)

More Detail

Kur flasim për konfl iktin shekullor të shqiptarëve me serbët, padyshim, që kriza kosovare e vitit 1999 shënon kulmin sa i takon përmasave, fi llimit të zgjidhjes së nyjes së tij, rrjedhimeve që rezultuan me dëbimin e serbëve nga Kosova, hapjen e kufi rit midis saj dhe Shqipërisë, lëvizjen e lirë të njerëzve, ideve, përvojave dhe mallrave në të dy anët e kufi rit, rivendosjen e lidhjeve shpirtërore, farefisnore, miqësore e kulturore midis tyre.

Kjo krizë, rezultat i luftës shumëvjeçare të popullit kosovar për çlirim kombëtar, të drejta njerëzore, demokraci e progres u përshkallëzua me 2 korrikun e vitit 1990, kur u shpall pavarësia e Kosovës, Kuvendin e Kaçanikut të 7 shtatorit të vitit 1990, ku u shpall Kushtetuta e saj, formimin e pushtetit paralel në Kosovë, demonstratat masive të vitit 1996, fi llimin e luftës së armatosur, krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) 1998, për të arritur kulmin: 79 ditëshin e bombardimeve të NATO-s (24 mars - 13 qershor 1999), kur trupat ndërkombëtare e detyruan ushtrinë serbe të tërhiqej nga Kosova dhe e morën atë nën kontroll.